“Do t’i qëndrojmë me dinjitet çdo detyrimi”, Rama qetëson banorët që u goditën nga fatkeqësia e përmbytjeve: Do t’iu dëmshpërblehet çdo gjë! POROSIA për deputetët

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Emergjencave Civile se qytetarët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen për humbjet në banesa dhe në gjënë e gjallë. Ai tha se situata u shkaktua nga reshjet e pazakonta që kanë prekur të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë.

Rama theksoi se vendi ka reaguar ndryshe nga vitet e kaluara, falë investimeve të kryera gjatë dekadës së fundit në infrastrukturën ujore. Sipas tij, janë rindërtuar qindra kanale ujitëse dhe kulluese, janë përforcuar argjinaturat dhe janë rikthyer në funksion hidrovorë që kishin qenë jashtë pune prej vitesh.

Kryeministri siguroi se shteti do të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj familjeve të dëmtuara dhe u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të jenë të pranishëm në zonat e përmbytura për të ndihmuar banorët edhe pas kalimit të situatës së vështirë.

“Dua t’u them deputetëve të shumicës qeverisëse të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom-it që të jenë të angazhuar dhe sot dhe nesër, edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve, për njerëzit”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit përmbyten vende në krejt rajonin tonë, Shqipëria nuk reagoi si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë sepse sot Shqipëria është krejt tjetër.

Kur ne erdhën në qeveri në malin e borxheve që na lënë në trashëgimi aleatet e shiut ishte edhe një pjesë e tërë borxhet nga përmbytjet e Shkodrës. Ne i shlyem ato borxhe dhe nuk kemi hyrë më në borxh të kësaj natyre me njerëzit. Investimet prej 250 mln euro në dekadën e fundit kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kulluese që ishin të stërpërgjysmuara. Kanë përforcuar argjinaturat, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin pushuar se punuari prej vitesh.

Ka akoma mësime për të nxjerrë dhe për të mbushur. Por nëse reshjet e pazakonta ranë dhe përmbytën shumë vendet të rajonit, sot Shqipëria ka reaguar ndryshe. Sot kemi rritur ndjeshëm reagimin. Kemi dalë më të fortë para fatkeqësive. Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here, do t’i qëndrojmë me dinjitet shtetëror çdo detyrimi ndaj tyre, për banesat dhe gjënë e gjalla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT