Ishte duke dhënë deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, ku deputetja Gladys Aurora López, e Partisë Kombëtare, është plagosur rëndë pasi një pajisje shpërtheu disa centimetra larg kokës së saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme teksa ajo po jepte një intervistë për mediat, kur deputetja po fliste qetësisht para kamerave dhe papritmas një objekt rrethor u hodh drejt saj.

Ajo u godit në pjesën e pasme të qafës e më pas shpërtheu ne flakë, duke shkaktuar panik dhe frikë të njerëzit që ishin të pranishëm, ku u lënduan edhe disa persona.

López mori plagë të rënda dhe serioze, duke përfshirë djegie dhe dëmtime dëgjimi. Ndërsa shumë nga të pranishmit morën plagë të lehta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT