Tryeza e Berishës me aleatët, ish-anëtari i PD-së sulmon kryedemokratin: E pavlerë! U bë vetëm për propagandë

Ish-anëtari i PD-së Fatmir Merkoçi ka shpërthyer në kritika ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit ditën e sotme mbajti një tryezë me aleatët e tij opozitës.

Merkoçi tha se tryeza e Berishës ishte sepse është thirrur për propagandë dhe kishte të njëjtat figura që nuk kanë asnjë ide.

Po ashtu ai tha se tryeza e kryedemokratit nuk kishte asnjë kauzë dhe ishin të njëtët njerëz, të cilët i quajti si “njerëz pa ide”.

“Kjo tryezë është e stisur sepse është thirrur për propagandë dhe kishte të njëjtat figura që nuk kanë asnjë ide. Në të gjitha diskutimet ke fjalët ‘duhet’ dhe ‘ndoshta’. Nuk ka absolutisht asnjë zgjidhje. Kishte kauzë? Jo! S’kishte as alternativë. Me gjej një rast në një vend të botës, ku partitë politike bëjnë protesta dhe revolta dhe përmbysin qeverinë” tha Merkoçi.

Po ashtu ish-anëtari i PD-së, tha se tryeza e PD-së me aleatët ishte e pavlerë.

“Ajo tryezë do të kishte vlerë nëse PD do të kishte bërë analizën e vet. Që nga maji deri më sot, PD nuk ka bërë asnjë analizë,” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT