PAMJE të frikshme/ Unaza e poshtme e Burrelit jashtë funksioni, rruga pëson 4 shembje

Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është totalisht janë funksioni për shkak të shembjeve që ka pësuar. Siç shihet dhe nga pamjet, rruga ka pësuar 4 shembje përgjatë aksit, dy prej të cialve kanë dëmtuar plotësisht trupin e karrexhadës.
Më i dëmtuar është krahu perëndimor ku traseja është dëmtuar rëndë duke e nxjerrë rrugën totalisht jashtë funsksioni për të dy krahët e qarkullimit. Shembja e rrugës ka krijuar rrezik dhe për banesat në zonë pasi vijon të ketë rrëshqitje.
Për ndërtimin e Unazës së Poshtme të Burrelit është investuar në vlerën e 128 milionë lekë të reja ndërsa projekti është zbatuar nga kompania “Ulza” sh.p.k. Rikonstruksioni i këtij aksi ka përfunduar vitin e kaluar, ndërsa të tilla problematika kjo rrugë i ka hasur dhe më parë.
Sipas ekspertëve, për të rritur qëndrueshmërinë e rrugës është e nevojshme vendosja e pilotave në anën e poshtme në një gjatësi prej afro 1 kilometër për shkak se ka shumë ujëra nëntokësore që vijnë nga zona e Burrelit.