Moti i keq “ulet këmbëkryq” në Europë! 80% e kontinentit e “veshur” me të bardha, ngrica, stuhi dhe 13 VIKTIMA

Moti i keq me reshje shiu bore dhe erëra të furishme ka përfshirë edhe Europën, duke shkaktuar 13 viktima, kaos, mbyllje shkollash si edhe ndërprerje masive të energjisë elektrike. Të dhënat satelitore tregojnë se një territor prej 8 milionë metër katror, ose më saktë 80% e Europës është mbuluar nga dëbora, duke thyer kështu rekordin e vitit 2010.

Italia po përballet me një valë të fortë të ftohti, e cilësuar nga meterologët is një ndër më të rrallat e këtij shekulli të fundit. Temperaturat kanë zbritur deri në -23 gradë Celsius në Asiagos, ndërsa në Alpet verilindore priten që temperaturat të zbresin deri në -20 gradë. Në zonat alpine janë regjistruar vlera ekstreme, -20°C në Livigno, -15°C në Cortina, -14°C në Bolzano dhe -12°C në Trento. I ftohti është shtrirë deri në jug të vendit, me temperatura nën zero deri në Kalabri, ndërsa në Siçili bora ka zbardhur majat më të larta të Madonies.

Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Goretti goditi rëndë Cornwall-in dhe disa pjesë të Wellsit, , me erëra që arritën deri në 160 km/orë. Rreth 50 fluturime u anuluan në aeroportin Heathroë, duke bllokuar mijëra pasagjerë. Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Një burrë në të 50-at humbi jetën në qytetin Helston, pasi një pemë u rrëzua mbi karavanin e tij.

Në Francë po e njëjta stuhi, shkaktoi ndërprerje të energjisë për rreth 320 familje, kryesisht në Normandinë Veriore. Këtë mëngjes, rreth 100 banesa mbetën pa energjhi elektrike. Në disa zona erërat arritën një shpejtësi deri në 216 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe shkaktuar dëme në banesa.

Ndërsa Gjermania Veriore u përball  me ndërprerje energjie, transporti dhe komunikimi për shkak të stuhisë Elli, e cila solli reshje të dendura bore dhe erëra të forta.

Shkollat u mbyllën në qytetet Hamburg dhe Bremen, ndërsa trafiku hekurudhor në distanca të gjata u pezullua. Operatorët njoftuan se disa linja do të rikthehen gradualisht, por lidhjet nga Hamburgu drejt Kopenhagës, Amsterdamit dhe Hanoverit mbeten të ndërprera.

Gjithashtu, disa fluturime u anuluan në aeroportin e Hamburgut dhe disa autostrada në Frankfurt u bllokuan.

Probleme u raportuan edhe në Europën Qendrore dhe Lindore. Trafiku ajror u ndërpre nga Çekia deri në Rusi, ku mbi 300 fluturime u anuluan në katër aeroportet që shërbejnë në Moskë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT