“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga Kolonja.
Ai ka publikuar pamje nga zonat pyjore të Kolonjës, të mbushura me dëborë.
Rënia e dëborës në vend, ka bërë që shumë persona të preferojnë të udhëtojnë në zona malore.