Ndodh e PAPRITURA gjatë seancës për dosjen “Partizani”! Avokati i Berishës kërkon të pyetet Rama si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Sot është mbajtur seanca e rradhës në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, ku gjatë kësaj séance mësohet se avokati i kreut të PD Sali Berisha, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar.
Ai më tej ka thënë se Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës, teksa ka kërkuar që të merret si provë DVD e fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste.
Gjatë kësaj seance mbrojtja e Berishës, ka thënë po ashtu se SPAK është në tejkalim kompetencash, SPAK nuk mund te vlerësoj bazen ligjore, VKM apo politikat qe ndjek një qeveri, sipas avokatit.