Gjermania në prag krize, rezervat e gazit bien në nivelin më të ulët

Gjermania po përballet së fundmi me një situatë të pazakontë në sektorin energjetik, pasi nivelet e magazinimit të gazit kanë rënë në pikën më të ulët të regjistruar për këtë periudhë të vitit.

Sipas mediave vendase, rezervat e gazit po shterojnë me ritme të shpejta si pasojë e valës së fortë të të ftohtit që goditi vendin në fund të muajit dhjetor.

Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat e gazit janë aktualisht të mbushura vetëm rreth 50%, ndërsa në të njëjtën periudhë një vit më parë niveli i mbushjes ishte rreth 77%.

Brenda katër javëve të fundit, rezervat kanë rënë me 13%, sipas organizatës Gas Infrastructure Europe. Nëse ky ritëm i tërheqjes vazhdon, ekspertët paralajmërojnë se deri në muajin mars niveli i magazinimit mund të bjerë në vetëm 5%.

“Situata është thuajse po aq e rrezikshme sa ajo në fillim të vitit 2022,” tha Stefan Dohler, drejtues i kompanisë EWE, duke paralajmëruar se rezervat mund të mos zgjasin deri në fund të sezonit të ngrohjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT