Ish-numri 2 i “Bandës së Durrësit” me avokat shteti, Plaurent Dervishaj bën prokurorin në gjyqin e tij! Julian Meçaj i drejtohet Adnan Xholit: Qëkur erdha nga Dubai, nuk jam pyetur, çfarë doni?!

Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, dy ndër eksponentët më të lartë të krimit në qytetin e Durrësit që sot ndodhen në qeli, si të akuzuar për disa ngjarje kriminale, janë ballafaquar këtë të hënë në gjyq me të akuzuarit e tjerë dhe prokurorin e SPAK.

Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca e radhës për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja (Nëntor 2019), ku Dervishaj dhe Meçaj kanë marrë rolin e prokurorit duke pyetur të pandehurit e tjerë.

Një episod, është ai mes ish-numrit 2 të Bandës së Durrësit dhe një dëshmitari që i është vjedhur makina dy muaj para atentatit. Mjeti i tij, dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Arjan Ndojës.

E.T: Kam pasur një automjet në pronësi, Mercedes-Benz ngjyrë gri, në vitin 2019. Kam pasur një kopje çelësash për këtë automjet. Në shtator të vitit 2019 e kam parkuar makinën në darkë poshtë banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku e kisha parkuar mjetin dhe nuk e gjej aty. Më pas kam bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë nr. 6 në Tiranë. Dy-tre muaj më pas më ka marrë policia në telefon dhe më kanë pyetur për makinën. Çelësin e kam dorëzuar te policia kur është bërë kallëzimi.

Plaurent Dervishaj: A të ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër?

E.T: Jo, nuk më kanë thirrur.

Plaurent Dervishaj: Si ka mundësi që ky dëshmitar, kaq i rëndësishëm, nuk është thirrur në procesin e Ariol Halilit dhe Redian Rrajës? Kaq kisha, zotëri. Je i lirë, mund të ikësh.

Ky episod tregon qartë dominimin e Plaurent Dervishaj në sallën e gjyqit, si person që bën pyetjen e dëshmitarit, i cili është një qytetar i zakonshëm, dhe madje në fund i tregon dhe derën sepse nuk kishte se çfarë të pyeste më. Përgjigjen e tij e mori dhe salla e dëgjoi.

Ish-numri 2 i

Ramazan Rraja dhe atentati ndaj Ndojës

Ky i pandehur ka pyetur dhe të akuzuarin tjetër, Ramazan Rrajën, se ku ndodhej ditën e atentatit. Më herët, nipi i ish-deputetit ka deklaruar se me Plaurent Dervishaj kishte pirë një kafe dhe nuk i kishin detyrime financiare njëri-tjetrit.

Rraja: Në dijeninë time nuk i kam borxh askujt. Kemi pirë kafe me Dervishajn dhe ai e ka paguar kafen, por detyrim tjetër nuk kam ndaj askujt.

Dervishaj: Me datë 1 nëntor, kur ka ndodhur atentati, mund të na thoni ku keni qenë?

Rraja: Kam qenë jashtë Shqipërisë, para dhe pas ngjarjes.

Ndërkohë, dy të akuzuar të tjerë, Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani kanë refuzuar të dëshmojnë lidhur me atentatin. Prokuroria e Posaçme (SPAK), në këtë proces është përfaqësuar nga prokurori Adnan Xholi, për të cilin është pretenduar se nuk i ka marrë në pyetje të pandehurit.

Ish-numri 2 i

Arjan Ndoja dhe Mercedesi i tij qe ra ne atentat

Julian Meçaj, ka deklaruar në sallën e gjyqit se qëkur është ekstraduar nga Dubai, nuk është marrë në pyetje nga prokurori Adnan Xholi, ndaj ka refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të tij në sallën e gjyqit.

Julian Meçaj: Unë do të doja t’i përgjigjesha prokurorit. Që kur kam ardhur nuk më kanë marrë në pyetje. Do të doja të flisja, por çfarë t’i përgjigjem kur këta nuk duan? Më duket si mungesë dëshire për të zbuluar të vërtetën. Nuk jap pëlqimin të përgjigjem pyetjeve të organit të akuzës.

Prokurori Adnan Xholi kërkoi që në seancën e radhës të merren në pyetje dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Por deri në seancën e radhës, ish-numri 2 i Bandës së Durrësit duhet të zgjedhë një avokat tjetër, sepse avokati i caktuar kryesisht ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja, pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces.

Plaurent Dervishaj: Kam bërë aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti, dhe pa këto nuk mund të zgjedh avokat. Sot avokati im është shumë i lodhur, ndihet i rraskapitur nga pyetjet që ka bërë.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT