“Foltorja” e PD-së, Berisha qëndron 10 minuta në shesh dhe sulmon Ramën: Regjimi i tij mbahet përmes mashtrimeve

Opozita ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne protestën e radhës përpara Kryeministrisë.

Gjatë “Foltores” përpara godinës së Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Shqipëria po “përballet me regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë.”

Sipas Berishës, qeveria mbahet në këmbë përmes mashtrimeve, propagandës dhe trillimeve.

“Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë.

Regjimin, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve. Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime. Regjimin që pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton.

Miqtë e mi, Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit,” u shpreh Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT