Në telashe me SPAK, si Gaz Bardhi e mori në “qafë” Belind Këlliçin, e kallëzoi për Kuvendin e Rithemelimit (Dokumenti)

Për më shumë se dy orë këtë të hënë, deputeti i PD-së Belind Këlliçi u mor në pyetje nga SPAK. Pasi daljes nga Prokuroria e Posaçme, Këlliçi në një prononcim për mediat, ai nuk tregoi arsyen e marrjes në pyetje.

“U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai.

Por duket se e vërteta e marrjes në pyetje të Këlliçit, lidhet me Partinë Demokratike, pasi deputeti demokrat është paditur në SPAK nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi e ka paditur Këlliçin në lidhje me Kuvendin e Rithemelimit, i cili zhvilluar në vitin dhjetor 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në dokumentin e padisë, Këlliçi është paditur së bashku me Albana Vokshin, Edmond Spahon, Ivi Kason dhe Ervin Minarollin, për veprën penale “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve”.

Në telashe me SPAK, si Gaz Bardhi e mori në “qafë”

Padia e Bardhit në SPAK

 

Kujtojmë që pas shpalljen “Non Grata” nga SHBA të Sali Berishë dhe përjashtimin të këtij të fundit nga partia, PD u përfshi nga një përplasje dypalëshe.

Nga njëra anë ishin mbështetësit e kryetarit Lulzim Basha, përfshirë Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn etj, dhe nga ana tjetër Sali Berisha me besnikët e tij demokratë.

Berisha mbajti Kuvendin e PD-së në stadiumin “Air Albania” dhe përjashtoi Bashën dhe mbështetësit e tij nga PD, ndërsa këta të fundit i kallëzuan në SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT