Atentati i “përgjakur” në Rinas ende i pazbardhur, Karamuço zbulon DETAJE të reja: Policia ka indicie, dy apo tre grupe mund të jenë…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, ku foli për atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri.
Gjatë intervistës, Karamuço u ndal edhe te lajmet e fundit që po qarkullojnë në media, sipas të cilave Emiljano Shullazi pritet të merret në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Ai u shpreh se policia ka indicie për dy ose tre grupe që dyshohet se mund ta kenë porositur atentatin, por jo që ata ta kenë ekzekutuar.
Sipas Karamuçës, një nga njerëzit që mund të ketë informacione për këtë ngjarje të rëndë është miku i njërit prej viktimave, Emiljano Shullazi, por ai nuk është bashkëpunetor me organet e drejtësisë.
“Sipas të gjitha atyre që kemi diskutuar dhe të gjitha informacionet e ardhura, hetimi ka ngecur në pikën ku u zhvillua një kontroll në një prej fshatrave të Fushë-Krujës, ku një person u shoqërua për vendodhjen e tij, për të sqaruar pozitën e tij dhe për të kuptuar se çfarë dijenie kishte për lëvizjet në atë zonë, si dhe për elementë të tjerë në lidhje me ngjarjen. Por sigurisht që ishte një lajm që hetimet po vazhdonin.
Policia ka indicie për dy apo tre grupe që mund të jenë ata që e kanë porositur, jo që e kanë ekzekutuar, që e kanë porositur një ngjarje të tillë. Por nuk ka ende asnjë provë. Dhe për të qartësuar më mirë këto tre pista, se kush është më e volitshme që ta ndjekin më shumë dhe të shikojnë më shumë se çfarë prove mund të mbledhin. Sigurisht që njerëzit më të afërt të viktimës, të njërit prej viktimave, është Emiljano Shullazi. Ai nuk do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë. Është vënë re në disa kërkesa për ta intervistuar dhe për çështje të tjera, që ai jo vetëm që refuzon të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe ato të policisë, por është shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur.
Është thjesht një lajmë rutin i hetimeve që po ndodhin. Që në të gjithë këto radhë hetimesh që po ndodhin duhet të pyesim dhe këtë person, por kjo nuk është e thënë se ka domethënie me zbulimin e kësaj ngjarje tepër të rëndë. Nga profili i tij që në njohim nuk është se do të japi informacione që do t’i vlejë hetimit, por më tepër që ai do ti ketë më gojëdhëna sepse në një ambient të izoluar,” Ervin Karamuço.