Shpronësime për interes publik apo privat? Kush janë dy emrat pas koncesionit të terminalit doganor në Porto Romano

“Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët,” u shpreh ish-zëvendëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.

Rezulton se “Lidl Shqipëria” SH.P.K. ka qenë duke operuar më herët nën emrin “LVM Real Estate Investments”, me administrator Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.

Ermir Bajrami është prej vitit 2022, zëvendëspresident i ‘Lidl Kosova’. Më herët ka qenë Drejtor i Operacioneve të Shitjeve. Ndërsa Gzim Syla rezulton Drejtor i Financave dhe Administratës të Lidl Kosova SH.P.K.

Ja kush janë dy biznesmenët që fshihen pas “Lidl”: Do

Kalimi i “LVM Real Estate Investments” në “Lidl Shqipëria” SH.P.K. është shoqëruar edhe me ndryshime. Brenda një periudhe 3-vjeçare, administratorët kanë ndryshuar disa herë. Në lidhje me historikun e regjistrit të pronarit përfitues, rezulton se ‘LVM Real Estate Investments’ u bë ‘Lidl Shqipëria’ në shkurt të vitit 2023.

Ja kush janë dy biznesmenët që fshihen pas “Lidl”: Do

Asokohe pati ndryshime në drejtim, ku nga Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak, të cilët ishin administratorë, në vend të tyre u vendosën ‘NIKOLAOS Dr. iur. ATHANASIADIS, MBA, PRZEMYSLAË ROBERT PAKULA, Adriatik Dedej, Dragos Ionescu, Marc.

Dy vite më vonë në mars të vitit 2025, ‘Lidl’ kaloi në administrim të Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës. Në po të njëjtën periudhë pati një sërë ndryshimesh në pronarët indirektë dhe në përqindjen e pronësisë.

Ja kush janë dy biznesmenët që fshihen pas “Lidl”: Do

 

Në intervistën e fundit Ahmetaj deklaroi se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar, me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar.

Ahmetaj theksoi se kjo ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, jo në funksion të një interesi të gjerë publik, por në favor të drejtpërdrejtë të një subjekti privat, çka sipas tij duhet të jetë objekt hetimi.

Ahmetaj deklaroi se shpronësimet janë kryer praktikisht për llogari të Lidl, duke vënë seriozisht në dyshim konceptin e “interesit publik” që përdoret për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit në shpronësime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT