“Kush e ka lejuar pavionin e Infektivit?”, arratisja e të dënuarit në burgun e Durrësit, Artan Hoxha: Altin Ndoci e ka studiuar vendin

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit ditën e sotme.
Gazetari tha se pavionin ku u arratis Ndoci nuk ka qenë pavion, por ambient izolimi.
Po ashtu gazetari ka deklaruar se i burgosuri e ka studiuar më parë skemën e arratisjes.
“Pavioni, në fakt, ku ka ikur Altin Ndoci, pavioni nuk ka qenë më përpara pavion infektivi, por tani është përshtatur. Ka qenë më shumë ambient izolimi, që në gjuhën e të burgosurve quhej ‘sulta’. Edhe ajo që mendoj unë që duhet hetuar është sesi është krijuar ky ambient, kush e ka lejuar, kush e ka financuar. Në vetvete, burgu i Durrësit është me liritë më të mëdha mes burgjeve shqiptare. Quhet kamp më tepër. Ai e ka studiuar atë vend aty, se ka qenë edhe më parë aty. E ka studiuar atë ambient,” -tha Hoxha.