Në Iran ka liri më shumë se në Shqipëri, Jazexhi: Qeveria iraniane ka bërë mirë që ka vrarë 500 protestues

Pedagogu Olsi Jazexhi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” është shprehur se në Iran ka më shumë liri se sa në Shqipëri, ndërkohë që ka shtuar se ajo që po ndodh tani nuk është ngritje nga populli, por e nxitur nga SHBA dhe Izraeli.

Në fund të deklaratës së tij, Jazexhi është shprehur se lajmet që vijnë nga Irani janë ‘fakenews’, por edhe nëse janë vrarë protestues, qeveria ka bërë mirë që i ka vrarë.

“Problemi është që kur flitet për Iranin ka shumë dezinformacion. Në Iran ka më shumë liri se të Shqipëria e Edi Ramës. Unë jo vetëm e dua Iranin, por e vizitoj shpesh. 

Situata në Iran është shumë paqësore! Pati disa protesta që nisën në 28 dhjetor, që nisën nga një pazar në Teheran. Në Iran nuk ka taksa populli, si në Shqipëri. Ajo çfarë ndodhi është që amerikanët dhe izraelitët e luftojnë prej vitesh Iranin dhe kërkojnë të përmbysin qeverinë. Irani u bë një nga shtet më të rrezikshëm ndaj gjenocid izraelit. 

Protestat kanë nisur nga pazarxhinjtë dhe amerikanët dhe izraelitët godasin monedhën iraniane. Mossadi izraelit dhe CIA futën në përdorim grupet kundër qeverisë iraniane dhe këto grupe dolën në protesta dhe i armatosën për të qëlluar policinë. Përballe këtyre bandave qeveria iraniane ekzekutoi dhe arrestoi anëtarët. Problemi është se ata janë tolerantë, pasi i lejoi këta të djegin e të vjedhin. Irani vuan nga protesta, por më të mëdhatë kanë mbaruar. 

Shumë media që shkruajnë për Iranin janë ‘fakenews’. Mund të jetë e vërtetë që mund të ketë 500 të vrarë dhe ka bërë mirë që i ka vrarë.” – u shpreh Jazexhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT