Mesazh shprese nga Endri Thaçi pas vizitës me ish-presidentin në Hagë: Numëroj ditët deri kur babi të dalë nga ky vend

Endrit Thaçi së fundmi ka udhëtuar drejt Hagës për të vizituar babain e tij, Hashim Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se pesë vitesh.
Takimi i tyre është zhvilluar në ambientet e paraburgimit, ku ish-presidenti po qëndron në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.
Pas vizitës, Endriti ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka shprehur shpresë dhe optimizëm për lirimin e të atit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Plot shpresë. Duke i numëruar ditët deri kur babai im me shokët e tij do të dalin nga ky vend. Dielli do të lindë sërish”, ka shkruar Endri Thaçi.