Edi Rama “harron” Fevziun, i kthehet gazetares tjetër: Injoranca jote është e ububushme, po shtoheni si plastika nëpër kanale…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kundër-reagim, për një gazetare që e kishte përmendur në rrjetet sociale, duke thënë se është e papranueshme sesi një zëdhënëse e opinionit publik përdor një gjuhë të tillë dhe me “injorancë të ububushme”.

Ndryshe nga replikat në distancë me Blendi Fevziun, me këtë gazetare, Edi Rama ka zgjedhur që të mos e publikojë emrin por vetëm atë që ajo ka shkruar për kryeministrin.

Reagimi i saj është në lidhje me një postim të Ramës të datës 7 Janar, ku ai thotë se mbeturinat dhe plastika e hedhur nëpër lumenj, bllokoi kanalet dhe pusetat, duke shkaktuar përmbytje. Sipas gazetares, shkak nuk është plastika por paratë e vjedhura për Inceneratorin e Tiranës.

“Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…”, shkruan Edi Rama.

Lexoni replikën e plotë të tij në platformën “X”:

Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR

Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT