Edi Rama zbulon planet në Abu Dhabi: Me Emiratet dhe Italinë do të prodhojmë energji, ia shesim Europës dhe do bëjmë para me miqtë tanë arabë

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot nga Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, se në Shqipëri po planifikohet të ngrihet në të ardhmen një bazë ngarkesë për të ruajtur energjinë, dhe për t’ia shitur atë më pas Europës.

Ai zbuloi për herë të parë se në bashkëpunim strategjik me Emiratet dhe Italinë, Shqipëria do të dërgojë energji elektrike në vendin fqinj, e cila do të shitet për europianët.

“Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri.

Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, është shprehur Edi Rama.

Kryeministri shqiptar ka treguar në Abu Dhabi se vendi ynë po investon në energji diellore dhe atë të erës, por më dominante është ajo nga hidrocentralet. Me humor, ai tregoi se prodhimi i energjisë varet nga Zoti.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran”, vijoi Edi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT