Avokati i Presidentit të PL-së ngre pyetjen: Pse Irena Gjoka është edhe tek dosjet e Metës dhe Berishës?

Grupi i avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Ilir Meta, nga një konferencë për mediat ditën e sotme, kanë hedhur akuza se ndaj Presidentit të PL-së po ndiqen standarde të dyfishta ligjore.

Avokati Gylsen Zhllima ka deklaruar se ndaj Metës, nuk ekziston asnjë provë.

Ndërsa më tej hodhi dyshime edhe ndaj Gjykatës së Posaçme, duke thënë se çuditërisht në dosjet e dy liderëve të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta është e njëjta gjyqtare në seanca paraprake, Irena Gjoka.

“Dhe çuditërisht edhe në këtë dosje të seancës paraprake shorti e ka bërë që të jetë pikërisht gjyqtarja Irena Gjoka, sikurse te dosja e zotit Sali Berisha. Si ka mundësi kjo? I njëjti gjyqtar! Për më tepër kur ndaj saj ka një denoncim dhe kallëzim penal. Kjo për gjyqtaren në seancën paraprake. Por kjo ndodh edhe me gjyqtaren e rastit për pezullimin e afateve të paraburgimit”,  tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT