Dash Shehi e thotë hapur: Rama nuk rrëzohet me Berishën, por duke “shkatërruar” Kushtetutën e bërë nga ata të dy

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar se ai mbështet protestat e opozitës, qoftë ato të Berishës apo edhe të Lapajt.

Por Shehi tha se mbështet më shumë të rinjtë, pasi sipas tij ia dolën edhe duke pasur kundër ligjin elektoral.

“Gjithsesi ne si princip i mbështesim të gjitha protestat, qoftë të Berishës por edhe të këtyrë të tjerëve, biles tek këto të tjerët kemi më shumë shpresë, për të qenë të sinqertë. Pasi përbëjnë një alternativë përmbajnë një ndryshim. Këtë treguan edhe zgjedhjet e fundit. Pavarësisht këtij ligji, që ishe ndërtuar për të eliminuar grupet e reja dhe për të mbështetur dy njerëz, Ramën dhe Berishën, sërish ia dolën”, dekalroi ai.

Më tej, Kreu i LZHK-së, tha gjatë një interviste mediatike se Rama nuk rrëzohet me Sali Berishën, por duke shkatërruar” Kushtetutën e bërë nga ata të dy.

“Berisha thotë se do ta rrëzojmë Ramën dhe unë këtë uroj. Por nuk rrëzohet me Berishë Edi Rama. Duhet diçka më tepër, diçka më ndryshe dhe krej ndryshe. Dhe unë për këtë propozoj që të kemi një trajektore të re politike, duke u nisur nga gjërat që ka nevojë shteti shqiptar, të rindërtohet. Të shkatërrojmë kushtetutën Rama-Berisha, sepse ka qenë vetëvrasja e demokracisë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT