“Babi të do shumë, DORËZOHU”, flet për herë të parë i ati i Altin Ndocit, “ushtarit të Çopjave” që u arratis një ditë më parë: Është i rrezikuar jashtë (INTERVISTA)

“Babi të do shumë, jemi shumë të rraskapitur, dorëzohu”, kjo ka qenë thirrja e Nikoll Ndocit, babait të Altin Ndocit i cili një ditë më parë arriti që të arratisej nga spitali Infektiv në Durrës, aty ku dhe ishte shoqëruar nga oficerët e burgjeve pas disa problemeve shëndetësore që kishte shfaqur ditëve të fundit.

Për herë të parë, në një lidhje direkte me studion e Top Story, Nikoll Ndoci ka rrëfyer gjendjen e rëndë emocionale në të cilën ndodhen familja e tij, teksa më tej ka theksuar se nuk ka dijeni ku ndodhet i biri dhe se kontakti i fundit që ka pasur me të ka qenë para tre ditësh në IEVP e Durrësit, ku kishte shkuar për ta takuar.

“Para tre ditësh kam folur me të kur i dërgova disa ushqime dhe kaq. Tani nuk kam asnjë sinjal, nuk e di ku është. Duhet të ma gjejë Policia, ose ta çojë aty ku ishte ose të ma sjellin këtu, sepse ma morën këtu dhe të ma sjellin këtu”, tha ai teksa shton se ky veprim nga ana e të birit është ndërmarrë për faktin se nuk ka pasur besim më te drejtësia.

“Unë mendoj që e ka marrë këtë veprim duke mos pasur besim te drejtësia. Kështu mendoj unë“, shton ai.

Duke mohuar në mënyrë kategorike pretendimet se familjarët janë në dijeni të vendodhjes të Ndocit, ai shprehu frikën për të birin duke shtuar se “është më i sigurt në burg”.

Intervista:

-U tronditët nga arratisja e birit tuaj e prisnit?

Nikoll Ndoci: Ne si familje jemi shumë të shokuar. Patjetër, ne kemi 6 vite që jemi të shokuar, por këtë rast nuk e prisja dot. Se si erdhën rrethanat nuk e di, nuk ja kam idenë.

-Pse nuk e prisnit?

Nikoll Ndoci: Se prisja sepse kisha shumë shpresa te drejtësia. Jo,. Jo në asnjë mënyrë nuk më ka thënë që do iki.

-Si karakter, djali juaj e parashikoje vet që do ndërmerrte një veprim apo e kanë shtyrë për ndonjë arsye tjetër?

Nikoll Ndoci: Nuk jam në dijeni të asnjë lloj problemi që mund të ketë ndodhur/

-Në burg ndihej mirë i sigurt?

Nikoll Ndoci: Sa herë kam shkuar aty të gjithë policët për mua janë njerëz shumë të respektuar, kanë zbatuar rregullat e tyre dhe unë isha shumë i kënaqur me ta kur bëja takime. U akuzua për 4 vrasje në Durrës. Këto janë rrethana të pakuptueshme, shumë të sikletshme, një dhimbje e madhe, dhe nag ato që kishin vdekur, por arritëm që nuk e mora vesh si po vinte ngjarja. Ne nuk kishim lidhje fare me vrasje dhe të arrish 4 vjet 6 vjet.

Në dijeni time morëm pafajësi. Jo në asnjë mënyrë nuk kishte fakte, unë faktet i kisha që djalin e ksiha në shpi. Kur ndodhi vrasja në Durrës djali ishte në shpi. Gazetarët po e bënin fakt të kryer që ky zotëri ka kryer këto veprime. Jam shumë i pakënaqur me një pjesë të gazetarëve, po na fusin në vëllavrasje, atje ku nuk duhet të shkojmë.

-Familjarët e atyre që kanë vdekur kanë ardhur?

Nikoll Ndoci: Jo nuk kanë ardhur, i kam takuar në kafe ata,

-Ju ka kontaktuar djali?

Nikoll Ndoci: Para tre ditësh kam folur me të kur i dërgova disa ushqime dhe kaq. Tani nuk kam asnjë sinjal, nuk e di ku është. Duhet të ma gjejë Policia, ose ta çojë aty ku ishte ose të ma sjellin këtu, sepse ma morën këtu dhe të ma sjellin këtu.  Unë mendoj që e ka marrë këtë veprim duke mos pasur besim te drejtësia. Kështu mendoj unë.

-Nëse të dëgjon çfarë do i thoje?

Nikoll Ndoci: Babi të do shumë, jemi shumë të rraspakitur, të lodhur, 6 vjet, p asnjë lloj përgjigje. Mua kjo më duket shumë e rëndë si familjar.  Kurrë nuk i them mos u dorëzo. Më mirë të dorëzohet, e di ku është, shkoj e takoj 1 herë në javë, po të jem i qetë ku është të paktën.

-Kush mund ta ketë ndihmuar?

Nikoll Ndoci: Jo nuk e kam idenë, fare, fare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT