Pas ultimatumit të ministrit, nisen drejt burgut të Fierit furgonat me kriminelët më të rrezikshëm

Të gjithë të paraburgosurit e ndodhur në IEVP Durrës dhe që paraqesin rrezikshmëri të lartë shqoërore, po transferohen drejt burgut të Fierit. Kjo zhvendosje e menjëhershme vjen pas urdhërit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari ditën e sotme pas rastit të arratisjes së të akuzuarit për vrasje Altin Ndocit dje nga spitali i Durrësit.

Burgu i Durrësit shpesh është komentuar si një institucion me standarde të ulëta sigurie. Kjo, merr shkas dhe nga arratisja spektakolare e Ndocit që çoi në shkarkimin zhinxhir të drejtuesëve të Drejtorisë së Burgut të Durrësit si dhe në arrestimin 8 punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Ditën e djeshme në media u publikuan dhe pamje nga momneti kur Altin Ndoci po largohej me vrap nga parikimi i spitalit të Durrësit teksa jashtë e priste një automjet tip “Audi A7”. Një tejtër video e publikuar tregonte se Altin Ndoci u shqoërua për në spital me ambulancëne  burgut, i palidhur me njërin prej policëve me pranga në duar, siç rregullorja e parashikon.

Të tilla pamje ngrejnë pikëpyetje për përfshirje dhe të efektivëve në planin e arratisjes, referuar shkeljeve të rënda të protokollit të shoqërimit të personave të dënuar apo të paraburgosur jashtë ambienteve të burgut.

Përveç faktit se i paraburgosuri nuk ka qenë i lidhur me pranga me efektivin e Burgjeve, tjetër shkelje është dhe se Altin Ndoci është lënë në sigurinë e 2 policëve, ku protokolli standard për persona që paraqesin rrezikshmëri ‘standarde’ parashikon 3 policë si shoqëruar. Qartazi Altin Ndoci nuk ishte i kësaj kategorie, por një person që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT