Kompanitë s’pranojnë qumështin e fermerëve? LUFRA reagon pas mesazhit që publikoi socialisti Braçe: Ne s’i refuzojmë, por kemi detyrë të mbrojmë konsumatorin!

Pasi deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe bëri publik mesazhin e një prej blegtorëve të zonës Bubullimë-Allkaj, i cili ngrinte shqetësimin se fermerët nuk kanë ku ta dorëzojnë qumështin pasi kompanitë nuk ua pranojnë, ka reaguar edhe kompania Lufra.

Shqetësimi i fermerëve lidhej konkretisht me mosmarrjen e qumështit nga kompania Lufra, me arsyetimin se produkti rezulton me përmbajtje aflatoksine mbi normat e lejuara. Si rrjedhojë, në reagimin e saj zyrtar, kompania thekson se mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe siguria ushqimore janë prioritet absolut për ta, duke sqaruar kështu se nuk bëhet fjalë për refuzim të fermerëve, por për respektim të detyrimeve ligjore.

Sipas Lufrës, çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit bazohet vetëm në analiza laboratorike dhe ka si qëllim garantimin e standardeve kombëtare dhe europiane të sigurisë ushqimore.

“Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë.

Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve”, thuhet në deklaratën e bërë ditën e sotme nga kompania Lufra.

Deklarata:

Te Lufra, shëndeti i konsumatorëve dhe siguria ushqimore janë prioritet absolut. Lufra nuk refuzon fermerët, por ka për detyrë të mbrojë shëndetin e konsumatorit.

Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë.

Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë.

Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT