Habit Trump, ia le “fajin” Ukrainës për bllokimin e paqes me Rusinë: Putini është gati për një marrëveshje

Një akuzë e fortë është bërë nga Trump kundrejt Ukrainës, pasi e presidenti e ka akuzuar për bllokimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë , në vërejtje që kundërshtojnë drejtpërdrejt qëndrimin e aleatëve evropianë, të cilët argumentojnë se Moska nuk tregon ndonjë interes të vërtetë për t’i dhënë fund luftës.

Në një intervistë ekskluzive me Reuters nga Zyra Ovale të mërkurën, Trump tha se Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm t’i japë fund pushtimit gati katërvjeçar të Ukrainës, ndryshe nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili tha se duket më hezitues.

“Mendoj se Putini është gati të bëjë një marrëveshje. Ukraina duket më pak e gatshme të ecë përpara”, tha ai.

Kur u pyet se përse negociatat e udhëhequra  nga SHBA deri më tani nuk kanë arritur të zgjidhin konfliktin, Trump u përgjigj thjesht: “Zelensky”, duke sinjalizuar zhgënjimin e tij me qëndrimin e udhëheqësit ukrainas.

Sipas asaj që tha ai, bisedimet në javët e fundit janë përqendruar kryesisht në garancitë e sigurisë për një Ukrainë të pasluftës, me qëllim parandalimin e një pushtimi të ri rus.

Duke iu referuar mundësisë së takimit me Zelenskyn në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti amerikan tha se do të ishte i gatshëm të takohej me të, por nuk kishte një plan përfundimtar. “Do ta bëja – nëse ai është atje. Do të jem atje”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT