E firmosur nga Rama/ Qeveria merr VENDIM, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit…

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

“VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT.

Me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Firmoset nga K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA“, njofton Qeveria.

Më herët postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e mbante Arta Dollani, e cila u shkarkua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave në datë 23 tetor 2025.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT