Tha se u vetëpërjashtua nga neni i Kushtetutës së PD-së, Salianji nxjerr blof Berishën: Mungesë serioziteti dhe gafë e rëndë (FOTO)

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, i cili tha se ish-ligjvënësi është vetëpërjashtuar falë nenit 24 të Kushtetutës së Partisë Demokratike.

Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje, i vetëpërjashtuar. Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar. Ua falin veten atyre, bëri zgjedhjen e vet”, tha Berisha.

Salianji ka postuar në Facebook nenin 24 në Kushtetutën e PD-së dhe shkruan se kjo është një gafë e rëndë e kryedemokratit dhe mungesë serioziteti.

Më tej ai thekson se “Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese”.

Postimi i plotë:

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj  demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë  demokrat 24 karat.  Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.

Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.

Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.

Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.

Do vazhdoj të  përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.

Shihemi të Dielën në Lezhë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT