E VEÇANTË/ Portreti i ministrit shqiptar vendoset në Kolegjin e Komandës së Ushtrisë Amerikane, Ejup Maqedonci: Këtë nderim ua kushtoj bashkëluftëtarëve të UÇK!

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci është pritur me nderimet më të larta në Kolegjin e Komandës  dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army Command and General Staff College).

Portreti i tij është vendosur në galerinë e personaliteteve të shquara në Sallën e Famës (Hall of Fame) dhe ka pranuar certifikatën e nderit në shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme në shërbim të Kosovës.

“Kjo është një mirënjohje dhe nderim për popullin dhe shtetin e Kosovës, si dhe për mua si ushtarak dhe Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës”, shkruan ministri Ejup Maqedonci.

Ceremonia solemne është zhvilluar në Fort Leavenworth, ndërkohë që edhe tre muaj më parë, më 14 tetor të vitit 2025, portreti i ministrit shqiptar të Kosovës është vendosur edhe në Sallën e Famës të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army War College), në Pensilvani.

E VEÇANTË/ Portreti i ministrit shqiptar vendoset në Kolegjin e

Portreti i ministrit shqiptar vendoset në Kolegjin e Komandës së Ushtrisë Amerikane

“Këtë mirënjohje ia përkushtoj bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shokëve me të cilët kam shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të gjithë oficerëve dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe popullit të atdheut tim”, shkruan ai.

Ejup Maqedonci është ushtaraku i parë nga Kosova që i janë bërë këto nderime në këto dy kolegje prestigjioze amerikane, ndaj thotë se ndihet thellësisht krenar për mundësitë që i janë dhënë ndër vite për t’i shërbyer Kosovës..

“Me përgjegjësi ndaj detyrës, përkushtim ndaj misionit, dashuri ndaj atdheut dhe familjes time, mbetem në shërbimin tuaj”, përmbyll ministri shqiptar i Kosovës.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT