Tensione në protestën e Lapajt, mbështetësit përplasen me Policinë! Hidhet miell drejt Kryeministrisë (FOTO)

Mbrëmjen e sotme, në protestën e thirrur nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Mbështetësit e Lapajt fillimisht kanë hedhur miell para Kryeministrisë dhe ndaj Policisë, për të simbolizuar se “pushteti i kryeministrit Edi Rama është i kapur nga droga”.

Më pas ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe Policisë, ku nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat.

Ndërkohë kujtojmë se protestuesit mbajë në duar pankarta të shumta, që e pasqyrojnë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT