“Ligji i parë që do rrëzojmë kur të vijmë në pushtet…” Çfarë u tha nga Berisha në “Foltoren” e Laprakës: Nuk e pranojmë…

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar atë që ai e quan “Foltore” në Laprakë, ku ajo që binte në sy ishte numri i pakët i pjesëmarrësve.
Gjatë fjalës së tij, veç të tjerash, Berisha u shpreh se “në këto 13 vite të qeverisë “Rama”, djersa dhe mundi i shqiptarëve është shndërruar në hotele e vila nga qeveritarët. Pasuritë e shqiptarëve, qeveritarët i shndërruan në vila dhe hotele.”
Kreu i PD është ndalur edhe te ligji për barazinë gjinore, pasi ky i fundit u cilësua si një ligj i rrezikshëm nga një qytetare e pranishme në foltore.
Berisha, teksa i dha të drejtë qytetares, nënvizoi se ai ligj tenton shkatërrimin e familjes tradicionale, PD kishte qenë kundër tij dhe premtoi se sapo opozita të vijë në pushtet, ligji i parë që do të shfuqizojë është ai që mazhoranca ka kaluar.
“Ligji i parë që do rrëzojmë është ai për barazinë gjinore. Këta duan të shuajnë familjen. Do e çojmë edhe në Kushtetuese, edhe pse e dimë se ata nuk do e pranojmë. Por ju them se do kërkojmë edhe referendum për të. Nuk e pranojmë. Këta duan ta bëjnë më keq se teoria e Karl Marksit, duan ta zhdukin fare familjen tradicionale. Por ne nuk do e lejojmë dhe sa të vijmë në pushtet do e shfuqizojmë atë ligj”, u shpreh ai.