Shqipëria në Bordin e Paqes shtyn demokratët t’i futen arkivave, i nxjerrin Ramës deklaratën e viteve më parë kundër Donald Trump

Ftesa e ardhur nga përtej Atlantikut për kryeministrin Edi Rama për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes ka sjellë me dhjetëra reagime nga demokratët. Një prej tyre ka qenë edhe Edith Harxhi e cila s’ka kursyer komentet në rrjetet sociale sa i përket kësaj ftese të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për kreun e qeverisë shqiptare.

E së fundmi ajo i ka rikujtuar Edi Ramës deklaratën e bërë vite më parë ku në një intervistë për CNN shprehet se emërimi i Donald Trump në krye të SHBA-së do të dëmtonte Amerikën.

Këtë reagim të saj, Harxhi e ka shoqëruar dhe me një nga veprat e Dritëro Agollit, ku fjalët e së cilës përshkruajnë sot më së miri sipas saj gjendjen aktuale politike dhe shoqërore në vendin tonë, duke nënvizuar se absurdi dhe konfuzioni janë kthyer në elementë të përditshëm të diskursit publik.

Reagimi i plotë i Edith Harxhit:

Miq, FB më kujtoi sot atë deklaratën e famshme të Ramës në CNN në vitin 2016.

Ai thotë: “Larg qoftë, nëse Donald Trump nominohet President, do të dëmtojë Amerikën dhe botën demokratike”.

E në vazhdim të histerisë kolektive të shkaktuar dje nga makineria propagandistike Orëelliane e Ramës, për ftesën personale gjoja i përzgjedhur për bordin e menaxhimit të Gazës, mendoj se i varuri kërkon sikur edhe një centimetër të vejë këmbën para se ti shtyjnë karrigen.

Vargjet e Dritëro Agollit nuk kanë qenë kurrë më aktuale:

“Në vendin tim e në vendin tënd

E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd

Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd

Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd

Një i çmendur, një vend e çmend.”

S’ka më shpëtim….

Back to top button
LAJMET E FUNDIT