Temperatura deri në -40 gradë, kushtet e vështira që po përballen trupat ushtarakë në Groenlandë! Gjermania tërheq me urgjencë “të vetët”

Ushtarët nga vendet evropiane të NATO-s duhet të përgatiten për sfida të vështira gjatë një stërvitjeje ushtarake në Groenlandë. Këtë e theksoi kreu i Komandës Arktike, Soren Andersen, gjatë një fjalimi në Nuuk.

“Është shumë, shumë e vështirë të operosh këtu, veçanërisht në tokë, stërvitja është e domosdoshme. Ne, ushtarët e mi këtu, jemi mësuar me këtë mjedis, por shumë njësi të forcave të armatosura përfshirë disa në Danimarkë nuk janë të trajnuara për të punuar këtu,” shpjegoi komandanti. Ai nënvizoi nevojën për pajisje speciale, si çanta gjumi dhe veshje dimërore.

Për më tepër, Andersen theksoi se është një eksperiencë unike të operosh në një mjedis pa pemë, ku fshehja është e vështirë.

“Duhet të veprosh në një mënyrë shumë specifike, dhe kjo është diçka që duhet ta mësosh,” tha ai.

Pas deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për mundësinë e aneksimit të Groenlandës, disa vende të NATO-s, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, dërguan trupa në ishull për një ushtrim zbulimi. Trump gjithashtu njoftoi tarifa shtesë ndaj Gjermanisë dhe shtatë vendeve të tjera evropiane që do të mbaheshin në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje për blerjen e ishullit Arktik.

Pas kësaj, trupat ushtarakë të Gjermanisë janë urdhër të kthehen pas, 44 orë pa mbërritjes në Arktik. Urdhri ishte i drejtpërdrejtë: “Kthehuni”. Të gjitha takimet e planifikuara për sot në Groenlandë u anuluan në mënyrë të menjëhershme.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse ky vendim i Berlinit lidhet me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, që kanë dërguar trupa në Groenlandë, apo nëse largimi ka arsye të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT