Prokuroria verifikoi dënimin e Irena Gjokës në Greqi, reagon Adriana Kalaja: Koha më ka dhënë të drejtë!

Avokatja Adriana Kalaja, ka bërë një reagim në lidhje me procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, pas kërkesës së paraqitur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku u verifikua dënimi i saj në Greqi
Kalaja ka publikuar një shkresë të marrë Prokuroria e Përgjithshme në shtator të 2025-ës, e cila vërteton se dikumenti është autentik.
Në postimin e saj ajo shkruan: “Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë. Pse? Sepse, unë nuk bëj kompromis me faktet, të vërtetën dhe të drejtën. Plus, edhe i shkoj gjërave deri në fund”
Avokatja Adriana Kalaja, përgjatë vitit të kaluar ka depozituar kallëzim penal ndaj Irena Gjokës, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në SPAK. Po ashtu ajo i ka dërguarkërkesa KLGJ-së, KPA-së, ILD-së dhe ONM-së.
Kujtojmë se Procesi i verifikimit është regjistruar më 8 maj 2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjithshme, pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLGJ. Verifikimi ka pasur në fokus deklarimet e bëra nga subjekti në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016, në kuadër të zbatimit të ligjit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas njoftimit zyrtar, verifikimet janë kryer në mënyrë të thelluar, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke shqyrtuar të gjitha të dhënat e disponueshme lidhur me deklarimet e pasurisë dhe elementë të tjerë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
Në gjetjet e Prokurorisë ka rezultuar se dënimi i gjyqtares Gjoka është autentik dhe origjinal. Ky dënim është arkivuar për shkak të mos ekzekutimit.
Si rrjedhojë Prokuroria i ka kërkuar KLGJ-së që të vlerësojnë nëse “është apo jo në kushtet e ndalimit për të marrë posti ne gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit”.
Postimi i plotë:
Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë.
Pse?
Sepse, unë nuk bëj kompromis me faktet, të vërtetën dhe të drejtën.
Plus, edhe i shkoj gjërave deri në fund.
Për 12 muaj:
8 (tetë) kërkesa në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kallëzim Penal në SPAK.
Kërkesë në KLGJ.
Kërkesë në KPA.
Kërkesë pranë ILD.
Kërkesë pranë ONM.
Deri në fund.
Kush e ka rradhën?
Së shpejti…..