Arrestohet konspiracionisti shqiptar, shiti ilaçet e kafshëve si kurë për fëmijët me autizëm

Konspiracionisti Arianit Sllamniku është arrestuar nga Policia në Kosovë, pasi akuzohet se ka shitur ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi.

Sipas mediave kosovare, Sllamniku, i cili nuk është mjek, pretendon se disponon një ilaç për “shërimin” e autizmit tek fëmijët, por në të vërtetë ai përdorte medikamente për kafshët.

Ndërsa policia e Gjilanit, u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga Arianit Sllamniku, e që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht ose shëndetet, të paraqiten në komisariat.

Arianit Sllamnikun akuzohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhej në reagimin e MSH-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT