FOTO / Edi Rama darkon me Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.

Burime bëjnë me dije se ndalesa e parë e kryeministrit është Kompleksi Gjurmë, ku takimi do të zhvillohet larg vëmendjes së mediave.

Rama darkon me familjen Trump në Vlorë

Në fokus të bisedimeve pritet të jenë projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës.

Rama darkon me familjen Trump në Vlorë

Aktualisht siç shihet edhe në pamjet e A2 CNN, kryeministri Edi Rama, vajza e presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner po shijojnë një darkë së bashku në një prej restoranteve të këtij qyteti. Ndërsa jashtë shihen forca të shumta policie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT