Vajza e Donald Trump i vë syrin dhe pyllit me pisha në Akërni?! Gazetari publikon FOTOT: Ivanka e shoqëruar nga 80 arkitektë të huaj, Jared Kushner nuk ka ardhur

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump ka mbërritur këtë të mërkurë në Shqipëri dhe destinacioni i saj ka qenë Vlora. Siç dihet, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner do të zhvillojnë një projekt strategjik në ishullin e Sazanit.
Por, duket se arsyeja e kësaj vizite sot në Vlorë nuk ka lidhje me projektin e shpallur një vit më parë. Gazetari Çim Peka ka publikuar pamjet dhe thotë se Ivanka Trump nuk është shoqëruar sot nga bashkëshorti, por nga 80 arkitektë të huaj.
Me aq sa mund të kuptohet nga fotografitë, vajza e presidentit amerikanë dhe arkitektët që e shoqërojnë nuk kanë shkuar në ishullin e Sazanit, por në pyllin me pisha të Akërnisë. Shumë pranë zonës, është dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.
Deri tani, nuk ka ndonjë informacion apo plan të ditur, nëse vajza e presidentit amerikan ka shprehur ambicien dhe për zonën e Akërnisë, ku shtrihet një sipërfaqe e madhe me pisha dhe një plazh i egër, ende i pazhvilluar.
Sipas Çim Pekës, Ivanka Trump ka ardhur në Shqipëri për biznes dhe jo për politikë, ndaj këtë thotë ai, e konfirmon edhe mosprezenca e bashkëshortit të saj, Jared Kushner. Ai ka rol në administratën Trump dhe gazetari thotë se për të mos ngatërruar qëllimin e vizitës, ai nuk ka ardhur në Shqipëri.
“Zonja ka ardhe per biznes dhe jo per politike. Rama kete aktivitet e donte para zgjedhjeve te 11 Majit por ja refuzuan. Ivanka Trump ka ardhe e pa shoqeruar me Jared Kushner, pasi bashkeshorti i saj tashme ka rol politik ne administraten Trump.
Sigurisht qe jarget mediatike te Rames do e trumbetojne me lidhje direkte te Rames me Trump. Por do ta kuptoni per pak dite qe nuk ka asgje te tille. PS: E megjithate ky investim ka vlere te gjithanshme dhe eshte fat per Jugun e Shqiperise”, shkruan Çim Peka krah fotografive.