“Nuk e mbaj mend ç’ka ndodhur!” Vrau me çekiç 57 vjeçarin, ZBARDHET dëshmia e Andri Vokrrit: Nuk doja, i thashë të largohej por nuk më dëgjoi

Është zbardhur dëshmia e Andri Vokrrit, 28-vjeçari i arrestuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndout. Vokrri ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë pak pas mesnatës së djeshme.
Ai është rimarrë në pyeje, pasi nuk ishte më nën efektin e alkoolit dhe ka deklaruar se nuk ka patur qëllim për ta vrarë Ndoun.
Sipas tij, në momentin e konfliktit ndodhej nën efektin e alkoolit dhe për pasojë nuk mund të kujrojë qartë çfarë ka ndodhur dhe madje as nëse personi me të cilin u konfliktua kishte humbur jetën apo jo. Ai është shprehur se gjithçka kujton është që një makinë i kishte zënë rrugën, dhe i ka kërkuar të kalojë i pari se mund të bëjnë aksident, por sipas tij nuk ka pranuar dhe ka ecur paralel.
“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pash një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoi dhe kaluam paralel. Kur pash që makina u fërkua, dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja” është shprehur ai.
Ndërkohë, dy shokët e tij Lorenc Goga dhe Fation Kulla, të arrestuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit, kanë deklaruar se u larguan nga vendngjarja menjëherë pas incidentit, pasi u frikësuan nga ajo që mund të kishte ndodhur.