Berisha pranon se gaboi në 1997: S’i njihnim skemat piramidale! U larguam nga pushteti që të rrëzonin propagandën

Teksa Partia Demokratike mbajti “Foltoren” në Degën 2 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha, i është kthyer një nga çështjeve që ka pasur më shumë akuza ndaj tij, skemat piramidale të 1997.

Berisha në atë kohë President i Republikës, pranoi se qeveria e tij ka gabuar, teksa u justifikua, teksa tha se nuk i njihnin skemat piramidale.

Po ashtu kryedemokrati tha se kaluan në opozitë, për të rrëzuar propagandën se qeveria ka marrë paratë e shqiptarëve.

Përsëri, ne ramë në 1997-ën. Sepse bëmë gabimet tona, pa diskutim. Bëmë gabime por nuk i kishim, nuk i njihnim, edhe kjo është e provuar, ne s’njihnim skemat piramidale. E vërteta. Megjithatë, në atë situatë, prapë ne mbajtëm të vërtetat. Cilat? Së pari, qeveria nuk i kishte ndërtuar ato. Së dyti, meqenëse qytetarët, propaganda i bindi se qeveria i ka marrë paratë e tyre, vendimi ynë ishte shumë i drejtë: të dalim nga pushteti, të lëshojmë pushtetin. Të dalim në opozitë. Shqiptarët ta kuptojnë, ta marrin vesh se nuk është prekur asnjë qindarkë e tyre nga qeveria”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT