Moment i vështirë për raportet SHBA-BE/ Grenell sulmon Brukselin dhe i dërgon mesazh Vuçiç: Evropa është në telashe, ndiqni rrugën amerikane

Në kohën e një lufte të hapur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, diplomati amerikan Richard Grenell, ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Davos si dhe postimin e komisioneres për anëtarësim Marta Kos lidhur me një takim me presidentin serb.

“Evropa është në telashe. Të gjithë e shohim këtë”, shkruan Grenell teksa ka shpërndarë një fragment të fjalës së Vuçiç në Davos.

“Kam marrë pjesë në Davos për një kohë të gjatë dhe nuk kam parë kurrë njerëz kaq të shqetësuar. Askush nuk buzëqesh. Sepse askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja”, është një pjesë e shkëputur nga fjalimi i Vuçiç.

Moment i vështirë për raportet SHBA-BE/ Grenell sulmon Brukselin

Ndërkohë më parë, Marta Kos është takuar me përfaqësuesin e Serbisë, një vend kandidat për anëtarësimin në Be që prej vitit 2014, por procesi tashmë na ‘ngrirë’ për shkak të mospëmbushjes së reformave, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, retorikës anti-BE dhe përafrimit me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.

“U takova me @avuçiç për të diskutuar reformat që Serbia ka nevojë për të qëndruar fort në rrugën e saj evropiane dhe për të çuar përpara Planin e Rritjes. Ne ramë dakord të shtojmë punën tonë të përbashkët për sigurinë energjetike, duke ulur varësitë dhe duke punuar së bashku drejt një Evrope të pavarur”, ka shkruar Marta Kos.

Ndërkohë diplomati amerikan, teksa e ka ripostuar në Twitter, shkruan: Evropa është në telashe – ekonomitë tuaja janë mbytur nga Brukseli. Inovacioni është pothuajse i vdekur. Kompanitë nuk po rriten brenda Evropës. Vuçiç duhet të ndjekë rrugën e SHBA-së – jo rrugën evropiane.

Moment i vështirë për raportet SHBA-BE/ Grenell sulmon Brukselin

Ndërkohë që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e financimit, pasi prej vitesh kanë marrë nga Amerika më shumë se çfarë kanë dhënë, sipas Trump. Në një njëjtën linjë, Tump ka sanksionuar shumë vende të BE dhe jo vetëm duke hapur një luftë në fushën e tregtisë.

Më e fundit është ndërprerja e marrëveshjes tregtare BE-SHBA dhe shkak është bërë dëshira e Trump për të aneksuar Groenlandën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT