Qëndruan për 40 minuta në një restorant në Vlorë, Rama dhe Ivanka Trump largohen, mësohet destinacioni i radhës i tyre

Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump, pasi janë takuar mbrëmjen e sotme, janë larguar me një makinë drejt Orikumit.
Mediat bëjnë me dije se Rama dhe Ivanka, kanë qëndruar prej më shumë se 40 minuta në një prej restoranteve në Vlorë.
Vizita u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa më herët në Vlorë mbërriti një tjetër delegacion, ku mendohet se ka qenë një përfaqësues i lartë i SHBA-së.
Takimi është zhvilluar jashtë pranisë së kamerave.
Bëhet fjalë për interesin që çifti Kushner-Trump, kanë për të investruar në Shqipëri. Një prej projekteve tashmë të ditura është kompleksi në Ishullin e Sazanit, ndërsa pjesë e programit të Ivanka Trump sot ka qenë dhe vizita në Zvërnec dhe Akërni, zona me potencial të lartë për investime turistike.