Irritohet Çim Peka: Mjaft është mjaft, në 24 janar protestojmë edhe kundër SPAK dhe Irena Gjokës

Gazetari i i familjes Berisha, Çim Peka, është shfaqur i irrituar në një status, duke u shprehur se më 24 janar duhet protestuar edhe kundër SPAK dhe Irena Gjokës.
“Mjaft është mjaft!
Më 24 Janar opozita duhet të protestojë dhe para SPAK, rasti i Irena Gjokës është flagranca se si drejtësia e re kontrollohet nga krimi. Duhet të protestojë edhe para selive të oligarkëve të Tiranës që po pastrojnë paratë e Edi Ramës. Bizneset janë në të drejtën e vetë të bëjnë biznes por jo të pastrojnë paratë e Ramës dhe të krimit. Oligarkia është përfshirë edhe në biznesin e kokainës, nuk janë më thjeshtë biznese, janë kthyer në lavatriçet e Ramës dhe krimit. Pas çdo oligarku sipas mediave ndërkombëtare është një grup kriminal.
Rrini të vëmendshëm.
Sytë e mediave më të mëdha ndërkombëtare do jenë tek trinomi Rama-oligarkë-krim!” – shkruan Peka./TEMA