Balla vizitë në familjen e Hekuran Dedës, takohen me nënën e tij: Mban shpresë se drejtësia do të arrijë t’i tregojë se me urdhër të kujt u vra djali i saj

Në përvjetorin e 15 të “21 Janarit”, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vizituar familjen e Hekuran Dedës, një nga viktimat e kësaj ngjarje.
Balla është takuan me nënën e Hekuran Dedës, e cila mungoi ditën e sotme për arsye shëndetësore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Balla shkruan se 87-vjeçarja, mbart një brengë tejet të madhe, por sispas tij mban shpresa se drejtësia do të arrijë t’i tregojë se me urdhër të kujt u vra djali i saj.
“Si asnjëherë tjetër në këto 15 vite, në çdo 21 Janar nuk mungonte nëna e dëshmorit Hekuran Deda. Por sot mungoi sepse edhe vitet po kalojnë, e ajo mban mbi supe plot 87 vite si dhe një brengë tejet të madhe. Sonte e gjeta të fortë në zemër dhe me shpresën se drejtësia do të arrijë t’i tregojë se me urdhër të kujt u vra djali i saj”, shkruan Balla.