Hetimet për “21 Janarin”, Karamuço: Ka ardhur një provë e re nga SHBA që po nxit hetimet

Eksperti i Kriminalistikes, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me hetimet për katër vrasjet e 21 Janarit.
Karamuço gjatë një interviste televizive, ka deklaruar se ka ardhur një provë e re nga SHBA, e cila ka nxitur hetimet.
“Sot ne jemi përqendruar ku qëllon gardisti Agim Llupo, por ka një armë tjetër e shtetit që ka vrarë një person. Ka dhe të plagosur me armë zjarri… pra ka armë të tjera shtetërore, kanë qëlluar më shumë armë shtetërore. Për këto nuk janë mbledhur prova asnjëherë.
Ka një provë të re që ka ardhur nga SHBA që ka nxitur më shumë hetimet, për të parë një lidhje mes urdhrave nga garda dhe ndonjë atashim nga politika për t’i nxitur këta për të vepruar”, tha Karamuço.