Ivanka Trump darkoi në një resort në Orikum, flet pronari: Ajo ishte shumë e thjesht dhe krijonte një atmosferë që të mos ndiheshe fare në siklet

Resorti Bojo në Orikum ka qenë ambienti i përzgjedhur për darkën e mbrëmshme të Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte e shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.

Pronari i resortit, Bojo Bejgotaraj, ka ndarë detaje nga kjo darkë, e cila zgjati rreth një orë e 30 minuta. Sipas tij, Ivanka Trump u shfaq shumë e thjeshtë në komunikim dhe zgjodhi një menu po aq të thjeshtë.

Ajo mori në menu një sallatë jeshile, një pjatë paste të thjeshtë dhe një fileto peshku, ndërsa gjatë gjithë darkës piu vetëm ujë.

Bejgotaraj theksoi se përzgjedhja e resortit të tij është një nder dhe kënaqësi e veçantë për të. Ai shtoi se thjeshtësia dhe qasja miqësore e Ivanka Trump krijuan një atmosferë shumë komode, duke bërë që stafi të mos ndihej në siklet.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që të vijë e para e botës. U përkushtuam që të krijonim një atmosferë shumë të mirë, që nga mirëpritja, shërbimi dhe pjesa e ushqimit. Ivanka zgjodhi shumë thjesht tre gjëra një sallat jeshile, një pastë të zier dhe një fileto peshku në furrë. Ajo ishte shumë e thjesht. Më e thjesht se nga çfarë mund ta parashikoj. Ajo të krijonte vetë një atmosferë që të mos ndiheshe farë në siklet ishte shume e thjeshtë. Takimi zgjati një orë e 30 minuta. Kishte 40, 50 a 60 arkitekt. Për menun na u tha dy llafe dhe e zgjodhëm ta bënim vetë. U kënaq shumë me ushqimi dhe me vendin na falënderoj,” u shpreh Bojo Bejgotaraj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT