Eskorta që shoqëronte Bajram Begajn futet mes makinave në trafik, Braçe kritika: Zotërinj udhëheqësa, rrini në radhë! Respektoni shtetasit tuaj (VIDEO)

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet autokolona që shoqëron presidentin Bajram Begaj, teka futet mes trafikut në Unazën e Madhe të Tiranës.

Braçe nuk i ka kursyer kritikat teksa shkruan se edhe udhëheqësit duhet që të qëndrojnë në radhë dhe të presin në trafik, pasi sipas tij, ligji është i barabartë për të gjithë.

“Kjo hyrja brutale në mes të radhës, ne një rruge me dy korsi, duke shtyrë në cepa e në një anë jashtë saj popullin, është e padenjë, arrogante dhe irrituese”, shkruan Braçe.

Ndërsa po ashtu, Braçe kishte kritika edhe për Policinë e Shtetit, për të cilën shkruan se është në shkelje të radhës së trafikut.

Postimi i plotë:

TIRANA E MADHE

ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?

E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?

Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni te barabarte me ta!

Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;

E PALIGJSHME DOEMOS!

Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!

Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;

U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.

Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!

Ja kaq!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT