Protesta e së shtunës, Berisha thirrje të rinjve: Bëhuni si moshatarët në Bangladesh dhe Beograd, rrëzoni regjimin

Kreu i PD-së Sali Berisha, teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga protesta e thirrur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga ‘Foltorja’ me FRPD-në,  iu ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen tubimit të opozitës.

Berisha tha se janë të përmbysen regjimet në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka, dhe po i dridh themelet atij të Beogradit.

Është gjenerata Z që e përmbysën regjimin në Bangladesh, që përmbysi regjimin në Nepal, Sri Lanka, që po i dridh themelet Beogradit. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, që humbën jetë njerëzish, 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnë”, tha ai.

Më tej kryedemokrati theksoi në fjalën e tij se nesër është shansi i madh që të rikthehet shpresa.

Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT