Ish ambasadori grek në Tiranë Mallias publikon libër për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ua dedikon “grekëve të Epirit të Veriut, veçanërisht himariotëve”

Këtë fundjavë në Patras, ish-ambasadori grek në Shqipëri Alexandros Mallias vazhdon të promovojë librin e tij “Greqi – Shqipëri: të vërtetat dhe dritëhijet”, e këtë radhë, në panelin e folësve ishte edhe anëtari i parlamentit evropian Fredi Beleri.
Në librin e vet, ambasadori veteran analizon problemet e përhershme në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, shkruan media në Greqi.
Një vëmendje I jepet rastit “konspiracionist” dhe dënimit edhe me burg të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke nënvizuar edhe njëherë sipas medias greke, pamundësinë e gjatë të politikës greke për të adresuar në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme ndryshimet që kanë vendosur përpara liderët në Tiranë.
“Autori ia dedikon librin grekëve të Epirit të Veriut, veçanërisht himariotëve, për qëndrueshmërinë e tyre për barazi dhe demokraci para ligjit”, citojnë mediat greke.
Sipas Mallias, në çështjen “Beleri” ka pasur mungesë të zbatimit të ligjit në Shqipëri, e cila ndërmjet gjithë gjërave të tjera ka çuar në një emigracion masiv të të rinjve dhe një ndërhyrje të shtyrë nga interest personal të kryeministrit Edi Rama.
Ambasadori Mallias argumenton në libër se pavarësisht pasigurisë, korrupsionit, marrëdhëniet karakterizohen nga stabiliteti, vazhdimësia dhe arritja e qëllimeve. Kjo sjellje e Athinës që mund të përmblidhet me shprehjen “le të kthejmë faqen” tregon një devizë për të harruar të shkuarën, një gjë që Tirana sipas ambasadorit nuk e ka vlerësuar sa duhet. Megjithatë, kryeministri grek Micotaqis vendosi të përfshijë Fredi Belerin në Parlamentin Europian si një mbështetje e fuqishme e minoritetit grek për të pasur parlamentarin e vet.
Në këtë promovim libri ishte ftuar edhe vetë Fredi Beleri që falenderoi autorin për veprën “e çmuar” dhe të pasuruar me element të marrëdhënieve shqiptaro greke.