“Deja vu” në protestën e Berishës, molotovët drejt kryeministrisë! I vendoset flaka “shtëpisë” së Ramës

Sapo lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbaruar fjalën, në drejtim të godinës së kryeministrisë janë hedhur shishe molotov duke ndezur flakë.
I njëjti skenar është parë dhe në protestën e fundit të opozitës. Vetë Berisha gjatë fjalimit të tij, bërtiti me të madhe se diktaturat, duke u referuar qeverisë së Edi Ramës, nuk rrëzohen me votë, por me revolta.
Menjëherë drejt protestuesëve është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me qëllim shpërndarjen e turmës. Protesta tashmë është zhvendosur drejt Kuvendit.