Rama tha se PD ka në program dhunën, deputeti pranë Berishës e paralajmëron: Do të vijë dita kur policët dhe bodyguardët, nuk do të hyjnë në punë

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit shkruante se PD e ka në program dhunën dhe se në protestën e djeshme ka pasur njerëz të paguar për të bërë akte dhune ndaj institucioneve dhe policisë.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Rama e ka zakon të vjetër që akuzon të tjerët për ato që ai bën vetë.

Po ashtu, deputeti demokrat hedh akuza ndaj kryeministrit se ka paguar 2 milionë euro për protestën e “21 Janarit”, për të sjellë  njerëz dhe mercenarë që sulmon sipas tij, policinë dhe dhe pronat e qytetarëve.

Ndërsa në fund, Paloka thekson në postimin e tij: “Po e mban me frikë e nën presion për bukën e gojës një pjesë të tij, po vjen një moment për këdo kur zemërimi e mposht frikën . Ate dite shurraqi do e kuptojë që as mijëra policë e as qindra bodyguardet e tij, nuk hyjnë në punë për asgjë”.

Postimi i plotë i Palokës:

Ja reagoi dhe shurraqi!

Zakon i vjeter ky i tiji; gjithmone per cfare eshte mesuar te bej vete , akuzon te tjeret!

Ne 21 janarin e tij , tanime e dijne te gjithe , se jane paguar gati 2 milion euro per te sjelle njerez po sidomos per mercenaret qe sulmuan jo vetem policine me hunj e molotove, po dogjen e shkatrruan dhe pronat e qytetareve !

Prandaj shurraqi thote se ata qe protestojne kunder tij jane te paguar. Ben sikur nuk kupton , po e di shume mire qe me cfare ju ka bere shqiptareve keto vite, populli e do te pjekur…Po e mban me frike e nen presion per buken e gojes nje pjese te tij, po vjen nje moment per kedo kur zemerimi e mposht friken . Ate dite shurraqi do e kuptoje qe as mijera police e as qindra bodyguardet e tij, nuk hyjne ne pune per asgje. Ne fakt mjafton qe dhe nje njeri i vetem (dhe jo mijera ), ta ndaje mendjen…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT