I shoqëruar nga Linda Rama, kryemistri viziton memorialin e viktimave të Festivalit Nova në Izrael: Tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” vizitën e tij dhe të bashkëshortes së tij Linda Rama, në Nova Site në Izrael, ku edhe ndodhet pasi është duke zhvilluar një vizitë me rasitn e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Memoriali i viktimave të Festivalit të Nova-s është një vend përkujtimor i vendosur në ish-fushën e festivalit muzikor Re’im në Izrael. Ai nderon viktimat e masakrës së 7 tetorit 2023 së festivalit muzikor Nova, duke paraqitur foto të të vrarëve ose të marrë peng, së bashku me sende personale dhe memoriale të lëna nga vizitorët.

Në postimin e tij Rama shkruan: “Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT