U tha se studioi në Harvard me bursën e Greqisë, Arben Malaj përgënjeshtron zyrtaren greke: I ndjeri Dritan Prifti ishte pjesë e programit, ftoi Nanon dhe Metën që të flisnin

Ish-deputetja greke, Niki Tzavela erdhi me një deklaratë të fortë lidhur me studimet e kryeministrit Edi Rama në Harvard. Sipas asaj, kreu i qeverisë shqiptare arriti që të studionte në këtë universitet falë një burse greke, ku përveç tij, e njëjta bursë i ishte akorduar edhe një tjetër shqiptari , i cili sipas saj më vonë u bë ministër i Financave.
Pas kësaj deklarate të Tzavelës në media filloi të qarkullonte emri i Arben Malajt si shqiptari i dytë i cili kishte marrë bursën greke.
Por, një reagim s’ka vonuar nga vetë ish-ministri socialist, i cili për vite me radhë ka qenë një eksponent me zë në qeverisje dhe Partinë Socialiste.
“Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë kurrë asnjë financim nga fondacione të huaja, përfshirë Fondacionin Kokkalis”, kështu e nis sqarimin e tij publik ish-ministri socialist, Arben Malaj, duke theksuar më tej se çdo aludim sa i përket kësaj teme është “gënjeshtër” ose “shpifje” e cila mund të verifikohet krejt lehtësisht .
Sipas Malajt, ish-deputetja greke i është referuar gabimisht një “ministër Financash”, dhe në të vërtetë bëhej fjalë për Dritan Priftin, ish-ministër i Ekonomisë.
Ish-ministri thotë se në atë periudhë, i ndjeri Dritan Prifti, ka qenë i përfshirë në atë program dhe ka ftuar që të flasë në forume Fatos Nano dhe Ilir Meta.
Reagimi i plotë:
Deklaratë publike: “Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë kurrë asnjë financim nga fondacione të huaja, përfshirë Fondacionin Kokkalis. Çdo pretendim apo aludim në këtë drejtim është gënjeshtër ose shpifje e verifikueshme. Zonja në fjalë i referohet gabimisht një “ministri Financash” që ka vdekur i ri. Bëhet fjalë për ish kolegun Dritan Priftin, ish-ministër i Ekonomisë, i cili vdiq i ri.
Në atë periudhë, ai është ne atë program dhe ka ftuar të flasë në forume lidershipi Fatos Nano dhe Ilir Meta, Pjesmarrja e liderve shqiptare ne kete forume ne Harvard eshte shume positive.
Listat e përfituesve të Projektit Kokkalis janë publike dhe transparente, çka e rrëzon çdo shpifje në mënyrë të plotë. Pas disa vitesh, programi është mbyllur.
Sot, Eleni Papulias është Drejtore e Programit për Studimet Evropiane në Universitetin e Harvardit
(Program for European Studies – Harvard):
https://ces.fas.harvard.edu/
Po ashtu, pretendimi se kam qenë në Harvard në një program mid-career është i pasaktë.
Në vitin akademik 2005–2006 kam qenë “Senior Felloë” në Qendrën for Business and Government (CBG), Harvard Kennedy School – një status akademik konkret, i dokumentuar dhe plotësisht i verifikueshëm:
https://ëëë.hks.harvard.edu/centers/cbg
Përfshirja e emrit tim në këtë kontekst është jo e pavërtetë.
Nëse nuk është pa-dije, atëherë është “shpifje tinzare”.
Pasi zonja nuk ka permendur nominalisht emrin tim.
Gjatë studimit tim në Universitetin e Harvard, kam pasur marrëdhënie korrekte dhe profesionale me Eleni Papulias, asokohe Drejtore Ekzekutive e Programit Kokkalis,
kolege e respektuar dhe e admirueshme;
Thellesisht humane
me integritet
mbështetese e spikatur dhe e vazhdueshme edhe ndaj studentëve dhe studiuesve shqiptarë jo vetem te programit Kokkalis.
Mirënjohje!